Princ Vidi, perpjekja e pare per te sjelle Europen pas krijimit shtetit shqiptar



Per here te pare lexuesit do te kene ne duar dhe nje veper qe permbledh ngjarjet kryesore te nje shekulli ne nje botim te vetem. "100 Vjet" - Nje ekskursion ne politiken e Shtetit Shqiptar 1912 - 2012' eshte libri me i fundit i gazetarit dhe shkrimtarit Blendi Fevziu. Ky botim vjen ne 100 vjetorin e Pavaresise se vendit dhe eshte nje kontribut i rendesishem ne dokumentimin e historise. I shkruar me nje stil publicistik dhe duke respektuar kronologjine e ngjarjeve, libri eshte terheqes per morine e elementeve qe sjell. 

Nje vecori e rendesishme e librit lidhet me faktet historike. Ne te jane pasqyruar dokumente dhe doreshkrime qe sjellin me te plote zhvillimin e ngjarjeve. Datat me te rendesishme te vendit, si shpallja e pavaresise, mberritja e Princ Vidit ne Shqiperi, 20 vitet e mbreterise se Ahmet Zogut, pushtimi nga Italia, 41 vitet e pushtetit te Enver Hoxhes dhe diktatures komuniste vijne nepermjet dokumenteve dhe deshmive te personazheve qe bene historine. Libri sjelle me fakte ngjarjet me kryesore qe kane shenjuar nje shekull te shtetit shqiptare. Nderkohe qe ato variojne nga shpallja e pavaresise, e deri ne ato me kryesoret te 20 viteve te fundit, si renia e komunizmit dhe zhvillimet demokratike. 

Publikimi i ketij libri u njoftua per here te pare nga gazetari dhe drejtuesi i emisionit "Opinion", Blendi Fevziu, gjate nje interviste dhene pak muaj me pare ne gazeten "Koha Jone". Libri del ne nje moment simbolik qe lidhet me festimet e 100-vjetorit te Pavaresise, por per punimin e tij eshte dashur nje pune vertet voluminoze. Kete e pohon edhe shkrimtari, i cili thote se per botimin ketij libri historik i eshte dashur nje pune shume voluminoze prej 20 vjetesh. Ne fragmentet e botuara sot nga libri ne gazeten "Koha Jone" flitet per periudhen ne te cilin Princ Vidi vendoset ne Shqiperi, pas shpalljes se pavaresise dhe ngritjes se shtetit shqiptar nga Ismail Qemali. 




Nga Blendi Fevziu 



Esat Pasha filloi te ndertoje me 1913 nje strukture paralele. Ai e dinte se territori ku ushtronte ndikim ishte me i madh se sa territori i vete Qeverise se Vlores. I deshperuar thelle nga e gjitha kjo, nga pamundesia per te qeverisur dhe per te ngritur nje administrate relativisht efikase; i bindur se fuqite e medha nuk po e pyesnin me dhe Komisioni Nderkombetar i Kontrollit ish kthyer ne nje strukture paralele ne drejtimin e vendit, Ismail Qemali ju beri thirrje fuqive te medha te caktonin menjehere nje Princ Europian. Shqiperia ishte e ndare mes ithtareve te nje Princi muhamedan dhe nje Princi nga Europa. Emrat e kandidateve qe qarkullonin ishin nga te dy anet. Edhe pse ata me te ndriturit ishin te qarte, sic deshmon ky telegram i firmosur nga Faik Konica, ne emer te Vartes, me 4 Dhjetor 1912 ne Boston: 

"Federata Pan Shqiptare e Amerikes Vatra, i lutet Asamblese Kombetare me mos e pranue kandidaturen e nje princi muhamedan. Mos e bani Shqipnien nje shtet oriental si Khiva, Bukhara, Afganistani, Tunizia etj. Kini nje ideal per Shqipnie Europiane si Norvegja, Danimarka, Hollanda, Belgjika. Ja perse ne preferojme nje princ nga familje mbretnore europiane i cili do te sjelli tradita oksidentale." 

I perzgjedhuri quhej Princ Vilhelm Von Vied 


Arritja e Princit Wied në Durrës, 1914.
7 mars 1914. Këto rroba mbreti i ri i shqiptarëve i ka veshur në anije. Arrihen të dallohen përveç mbretit dhe mbretëreshës, Esat Toptani dhe në radhën e tretë (i shkurtri me kapele të vogël)

Princ Wied me familjen në Durrës, 1914. I pari djathtas, është Ekrem Libohova, më vonë kryeministër. I dyti
djathtas është Sami Vrioni, dhëndri i Esat Toptanit, më vonë ministër.
Portret zyrtar i Princ Wied-it, 1914

Delegacioni shqiptar në pallatin e Wiedit në Gjermami më 21 shkurt 1914


Me 8 nentor 1913, Konferenca e Ambasadoreve njoftoi emrin e Princit qe do te vinte ne krye te Principates se Shqiperise. I perzgjedhuri quhej Princ Vilhelm Von Vied, djali i dyte i familjes Vied, nje oficer karriere, me lidhje te aferta me familjen perandorake Gjermane, por edhe familjen mbreterore Greke, nip i Mbretereshes Elizabet te Rumanise dhe i propozuar nga Mbreti Karol i Rumanise. Vidi e pranoi oferten me nje lloj hezitimi. Hezitim qe ja shtonte mospelqimi i Perandorit Vilhelm i II i Gjermanise qe ishte shprehur kur kish marre lajmin: 

"Nuk dua qe edhe nje tjeter Princ gjerman te behet qesharak ne gerxhet dhe ferrat e Ballkanit"! 

Ne fund Princ Vidi pranoi dhe qe nga ai moment ai mori titullin Princ Vilhelmi i I i Shqiperise, ose Princ Vidi sic thirrej zakonisht. Princi i ri ra dakord qe te drejtonte nen kujdesin e Austro-Hungarise e Italise dhe te kishte ne dispozicion nje kredi prej 75 milione frangash ari qe do te ishin kryesisht kontribut i ketyre dy vendeve. Ai njoftoi se do te shkonte ne Shqiperi ne fillim te vitit, por ky premtim u shty pas nje turi qe ndermori ne Europe. Princ Vidi mberriti ne Durres vetem ne mes te Marsit. 

Deri atehere mendohej se vendin do ta drejtonte Qeveria e Perkohshme e Vlores, e asistuar nga Komisioni Nderkombetar i Kontrollit! 

Komplot per te rrezuar Qeverine e Vlores 

Ne 5 Janar 1914, Komisioni i Kontrollit deklaroi se kishte zbuluar nje komplot te gjere qe kerkonte rrezimin e Qeverise se Vlores, rindertimin e nje aleance Osmano-Bullgaro-Shqiptare dhe vendosjen ne fronin e Shqiperise, ne kundershtim me vendimin e Londres, te Izet Pashes, komandant i Frontit Perendimor dhe mareshal i ushtrise osmane. 

Oficeret Holandeze te komisionit te Kontrollit kishin arrestuar sapo kishin zbritur nga anija "Meran" te ankoruar ne Vlore, 7 oficere osmane te maskuar si tregtare dhe me pas, kishin evidentuar ne anijen "Varna", 420 ushtare qe do te sherbenin per ate qe mund te quhej edhe nje grusht shteti. Kreu i komplotit ishte nje oficer i Perandorise Osmane, Beqir Grebeneja, me origjine shqiptare, qe ishte nisur nga Stambolli, kish ndaluar ne Durres dhe me pas qe hedhur ne Vlore. Grebeneja nuk i fshehu planet e tij. Por gjate hetimit, ai dhe oficeret e tjere deklaruan se donin te takonin kreun e Qeverise se Perkohshme, sepse ai qe marre vesh me Izet Pashen per nje aleance Shqiptaro-Bullgaro-Osmane per te luftuar se bashku Serbet dhe Greket. Komisioni i Kontrollit e denoi me vdekje Beqir Grebenene dhe me denime te renda 6 oficeret e tjere. Nuk u mesua kurre nese Ismail Qemali kishte shkembyer mesazhe me Izet Pashen apo nese ishte ne dijeni te planit, por gjetja e tyre dhe pranimi qe beri Grebeneja, ngjallen nje jehone te madhe. Me 22 Janar, nen trysnine e tyre Ismail Qemali u detyrua te jape doreheqjen dhe deri ne ardhjen e Princ Vidit ia leshoi administrimin e vendit KNK. Ky i fundit emeroi si kryeminister te perkohshem Fejzi bej Alizotin. Ismail Qemali nuk u dergua ne gjyq, me kusht qe ai te largohej jashte vendit. Ne fund te Janarit ai hipi ne nje anije qe do ta conte ne Brindizi e prej ketu ne Nice te Frances ku jetoi deri ne vdekje. 

Ishte fundi i karrieres se nje njeriu qe e kish kryer aktin me te madh, i kish dhene shqiptareve nje shtet. Per fatin e tij te keq, pikerisht me kete gjest ai kish fituar jo pak meri. Po aq shume sa c'e adhuronin, po aq e shanin dhe e urrenin, si Pader Gjergj Fishta qe shkruante per te ne numrin 1-3 te "Hylli i Drites" ne vitin 1913: 

""...Por na do t'i lutena Zotit, qi kurr ma mas sodit mos t'premtoje me u vue ne qeveri te Shqypnise edhe ndonji tjeter njeri i lig e i pafuqishem si Smajl Qemali...Ma tepre na do t'lusim Zotin qi kurr te mos i premtoje me u vue n'Qeveri t'Shqypnise nje njeri, qi ftyren ta kete t'shtrueme me shoje kundrash: pse nuk kuqen kurre; e qi ta kete barkun prej lastikut, pse nuk mbushet kurre" 

Ismail Qemali u kthye edhe nje here ne Shqiperi per te takuar Princ Vidin. Ai qendroi disa kohe ne Durres dhe Vlore, por aktiviteti i mepasem qe thjeshte keshillues. Pas ikjes ne emigracion tentoi te ndihmoje sa mundet ceshtjen shqiptare. Me kete gje po merrej edhe ne fillim te vitit 1918, kur e njoftuan se Kryeministri Italian e priste per nje takim sipas kerkeses se tij. Ai u nis per atje, por nuk arriti dot. Ne nje restorant ne Peruxhia ndjeu dhimbje dhe kishte te vjella. Nderroi jete ne hotel "Brufani" me 24 ose 26 Janar 1918. Per shume kohe u mendua se ate e helmuan dhe kjo mbeti mister. Trupi i tij u kthye ne Shqiperi me 10 Shkurt 1919 me anijen luftarake "Alpino" dhe u varros ne Kanine. Ne varrimin e tij moren pjese thuajse gjithe banoret e Vlores dhe zonave perreth. Me 1932, u rivarros ne qender te qytetit te Vlores dhe mbi te u ngrit nje veper monumentale e Odise Paskalit e financuar nga vete banoret e qytetit. Ismail Qemali mbeti figura me e pakontestuar e historise se Shqiperise, pavaresisht regjimeve dhe qendrimeve te tyre. 



Principata Shqiptare 

Ne 12 shkurt 1914 nje Kryqezor Italian mori me vete nga Durresi nje turme laramane dhe te zhurmshme dinjitaresh shqiptare. Te veshur me veshje europiane, ata po shkonin t'i conin kuroren e Skenderbeut Princit Vidit ne keshtjellen e tij ne Nojvid te Gjermanise. Vidi sapo ishte kthyer nga nje tur takimesh ne Europe. Me 18 shkurt, ai qe pritur nga Mbreti i Anglise George V dhe nje dite me vone ne Paris, ne pallatin e Elizese, nga presidenti francez Raymond Poincaré. Me 20 shkurt, ate e priti Viktor Emanueli i III-te, Mbreti i Italise. Me 28 shkurt, pas takimit me delegacionin shqiptar, shkoi ne Shen Peterburg, ku u prit nga Cari Nikolla i II-te. E gjithe Europa i kish bere atij nderimet e nje monarku. 

Mberritja e Princit 



Dergata prej 18 vetesh mberriti ne 21 shkurt, ne 9 paradite, me tren ne stacionin privat te shtepise princerore. Ne krye ishte Esat Pasha. Shqiptaret ishin veshur me kostumet kombetare ose me rroba europiane. Nje nga ta, Miltiadh Salvari mbante ne dore nje kuti ku kishte dhé dhe uje nga Shqiperia. Kjo ishte dhurata qe Esat Pasha i bente sovranit te ri. Njerezit e Princit u uruan mireseardhjen perfaqesuesve shqiptare dhe i shoqeruan te shikonin zoterimet princore. Sipas shtypit te kohes, ata i zbaviten edhe duke ju shfaqur nje film. Delegacioni qendroi atje pak dite dhe u kthye serish duke kaluar ne Vjene, ku u prit nga vete perandori. 

Princi kish premtuar qe do te vinte ne 7 Mars. Ai kish zgjedhur per kryeqytet Durresin, qe kishte nje lloj infrastrukture dhe qe kishte mundesi te shpejte komunikimi me boten permes detit. Me 3 Mars KNK u vendos ne Durres. 30 veta te oborrit te Princit kishin mberritur nderkohe, duke kthyer ne bashkepunim me njerezit e Esat Pashes, seline e prefektit te Durresit, ose "konakun" sic njihej ne gjuhen e vendasve, ne nje pallat Princi. Nje pallat qe linte shume per te deshiruar, por qe me 35 dhomat e tij, me oborrin e madh nga pas dhe detin perballe, ishte sidoqofte ndertesa me dinjitoze ne vend. 

Princ Vidi do te kishte per Kryeminister Turhan Pashe Permetin, ish ambasador osman ne Shen Peterburg dhe ish Guvernator i Kretes, qe kishte ikur nga Shqiperia ne moshen 10 vjecare dhe po kthehej tashme 75 vjec. Turhan Pasha ishte zgjedhur nga fuqite e medha, me gjase pasi kishte besimin e Rusise dhe kishte pranuar vetem pasi e kishin garantuar se nuk do ta humbiste pensionin e tij si ish zyrtar i larte i Perandorise Osmane. Ai e njihte pak ose aspak vendin e tij dhe mbi te gjitha, nuk dinte te fliste mire dhe te shkruante shqip. Perdorte turqishten. Eqrem bej Vlora qe e kish njohur qe heret ne Stamboll, e portretizon keshtu: 

"Ai nuk e njihte vendin, atij i mungonte aftesia per t'i kuptuar dhe per t'i trajtuar njerezit, toni i nevojshem per t'i bindur, pervoja e nevojshme per t'i marre perdore ata dhe per t'u mbrojtur prej tyre". 

Deri ne vitin 1920 kur u largua nga Shqiperia, Turhan Pasha u zgjodh 3 here Kryeminister i vendit. Sipas shtypit te kohes nderroi jete ne vitin 1927 ne Itali, ku jetonte me nje pension te lidhur nga shteti shqiptar. 

Zgjedhja e dyte e diktuar nga rrethanat ishte ajo e Esat Pashe Toptanit si minister i Luftes dhe i Brendshem. Dy poste te rendesishme. Kur pasditen e 7 marsit 1914, jahti "Mizurata" me Princ Vidin ne bord hyri ne port i shoqeruar nga dy fregata, nje italiane dhe nje austriake, Esat Pasha ishte nder te paret qe u ngjit per t'i uruar mireseardhjen. Pak minuta me vone, ai zbriti nga jahti bashke me Princin, i veshur me nje uniforme gjenerali, qe ja kish sjelle princi dhe qe sic rrefen Eqrem Bej Vlora qe ishte aty, edhe e ndihmoi qe ta vishte. 

Udhetimi i Princit nga Triestja ne Durres eshte filmuar dhe kjo sekuence mbetet dokumenti i pare filmik i shtetit shqiptar. Ai do te udhetonte me anijen Taurus, dhene nga perandoria austro-hungareze, e cila shoqerohej nga kryqezoret austro-hungareze Tegethoff dhe Zriny, nga kryqezori italian Quarto, ai britanik, Glocester dhe kryqezori francez Le Bruix. 

Gustave Babin, korrespondenti i revistes "Illustration" e pershkruan keshtu udhetimin e Princit : 

"Princin e prisnin ne Trieste ne oren 9 te mengjesit, por jo me nje tren special. Ne skele ishin gjithe autoritetet me ne krye shkelqesine e tij, princin Hohenhole... Nje delegacion i vogel shqiptar kishte ardhur per ta percjelle sovranin e ri. Esat Pasha dhe delegacioni i tij e kishin lene Triesten qe ne agim, pasi kishin marre disa dhurata qe do ti a jepnin Princit ne mberritje. Pas pershendetjeve, veturat u larguan me shpejtesi drejt molit San Karlo ku ai do ti hipte anijes dhe ku njerezit i kane larguar, madje dhe kronistet e kinemase. Flamuri i kuq shqiptar me nje shkabe te zeze valevitej ne maje te direkut midis flamujve te tjere qe ishin ne majat e direkeve ne rade. Taurus-i dhe anijet qe do ta shoqeronin ishin njoftuar te ishin gati per tu nisur ne oren 11... 

Pa asnje incident, pas darke, pikerisht ne oren dy te mengjesit, ashtu sic kishte dashur dhe Princi, Taurus mberriti ne ujerat e Durresit... Nga keshtjella e tij u qellua topi i pare i pershendetjes atehere kur jahti princor hodhi spirancen. Nje barke e bardhe u shkeput nga bregu me nxitim. Menjehere pikasem Esat Pashen i cili shkonte te pershendeste i pari Princin dhe Princeshen e Shqiperise me qellim qe te zbriste bashke me ta. Anija austriake e zbarkoi princin dhe Princeshen Sofi permes nje shkallareje te re. Nje turme zhurmuese i priste: pese mije banoret e Durresit qe mbushnin rruget afer portit. Nje orkester e shkelqyer e thirrur nga Bari ekzekutoi mbi podium himnin shqiptar. Pastaj pati fjalime te shkurtra, nje pershendetje nga shqiptaret dhe nje fjalim i zotit Leoni, konsull i Italise dhe dekan i trupit diplomatik, i cili ne emer te Komisionit Nderkombetar te Kontrollit i dorezoi Princit pushtetet ekzekutive, te cilat ajo i kishte patur me pare. Princi i deklaroi se i pranonte ato dhe perfundoi duke thirrur tri here: Rrofte Shqipnia!" 

Kushtet ne Durres qene vecanerisht te veshtira. Njerezit me ndikim nga e gjithe Shqiperia u dynden aty. Esat Pasha kishte vendosur si seli te Ministrive te tij, shtepine ku banonte qe e kishte marre me qira, ndersa Kryeministri, kishte nje dhome po ne ate shtepi, ku ne fund te fundit ishte mik. Te ftuarit e Esat Pashes perplaseshin shpesh me Kryeministrin. Eqrem Bej Vlora qe ishte inspektor i Pergjithshem i Ministrise se Jashtme rrefen se kur mori vesh qe edhe Kryeministri s'kishte zyre, mori 14 cadra kampingu qe i kish blere ne Vjene dhe i vendosi ne kodren me te larte te qytetit aty ku sot ngrihet Vila verore e Mbretit Zog. Ato sherbyen si seli e Ministrise se Jashtme. 

Gjendja ne Durres behej edhe me kaotike nga mungesa e njohjes se rregullave europiane qe Princi solli me vete. Majori Fon Trota, adjutanti i pare, u be armik me gjithe parine e vendit sepse nuk i linte te hynin tek Princi ne momentin qe mberrinin ne Durres dhe as u servirte kafe, sic ishte zakoni. Oraret qe Princi vendosi per audience dhe qe qene te limituara ne 3 ore ne dite u pane si nje shkelje e plote e zakoneve te vendit ku dera rri hapur gjithe diten dhe i zoti i shtepise eshte i detyruar t'i prese dhe t'i respektoje miqte kurdo qe vijne. Atmosfera behej edhe me kaotike nga perfaqesuesit e fuqive te medha qe thurnin gjithe diten intriga kunder njeri-tjetrit te ndihmuar nga shqiptaret. Vendi me i famshem i qytetit nuk ishte "konaku", por hotel "Europa" qe administrohej nga nje zonje e bukur dhe joshese prej Tristeje, zonja De Klementis. 

Princi Vidi duket se nuk e kuptoi dot asnjehere vendin ku e sollen te mbreteronte. As bashkeshortja e tij, Princesha Sofie. Megjithate, ai ia arriti qe te aprovonte me 10 Prill 1914, kushtetuten e pare te Shqiperise, te quajtur Statuti Organik. Ai perbehej nga 17 kapituj dhe tentonte te rregullonte jeten ne vend. 

Por Princ Vidi pati dy faktore kunder. Dy faktore me prejardhje krejt te ndryshme, por me interes te perbashket, rrenimin e shtetit te ri shqiptar. Te paret qene elementet grekofile te Jugut dhe te dytet ata myslimane te Shqiperise se Mesme. 

Ne mes te Prillit trupat greke te vendosura ne Korce u larguan nen kercenimin austriak dhe Pandeli Evangjeli, nje firmetar i Pavaresise qe me pas do te behej disa here kryeminister, mori ne dore administrimin e vendit. Po ne te njejten kohe, greket u terhoqen edhe nga Gjirokastra, Pogradeci dhe Tepelena. Pikerisht ne kete kohe, disa qindra ushtare te cmobilizuar dhe ish vullnetare greke formuan "Qeverine autonome te Vorio - Epirit" ne krye te se ciles vendosen Zografosin, ish Minister i Jashtem Grek, i lindur ne Athine, por me baba shqiptar nga Zagoria. Babai i tij qe vendosur ne Greqi ne vitin 1880, ishte pasuruar dhe kishte pergatitur te birin per nje karriere brilante. Zografosi refuzoi te njihte autoritetin e shtetit shqiptar mbi krahinat qe kishin pasur nen pushtim greket. Qeveria e Princ Vidit nuk mund t'ju imponohej atyre. Per te gjetur nje zgjidhje, KNK vendosi te dergoje ne Korfuz, per bisedime me Zografosin Kolonelin Tomson. Ai u befasua nga kerkesat greke qe synonin autonomi brenda shtetit shqiptar, me te drejte te plote te veteqeverisjes dhe perdorimin e gjuhes greke. Ai rezistoi pak kohe, por me pas, per te shmangur konfliktin, pranoi ta nenshkruante marreveshjen qe ne histori njihet si "Protokolli i Korfuzit". Ne fillim Qeveria e Durresit e hodhi ate poshte, por me pas, nen presionin e KNK, u detyrua ta pranonte me 23 Maj 1914. 

Protokolli i Korfuzit nuk u aplikua kurre. Kongresi i Lushnjes me 1920 e hodhi poshte, por nenshkrimi i tij krijoi mjaft probleme per shtetin e ri shqiptar edhe per shume vite me pas. 



Me 25 Prill 1914, Princ Vidi kishte kryer viziten e tij te radhes ne Tirane per t'u njohur me popullin e vet. Me perjashtim te disa bejlereve patriote dhe entuziaste, ai ish ndeshur me nje ftohtesi te madhe te popullates e sidomos te klerit mysliman ne vend. Princi qe sqaruar se ajo zone kerkonte nje princ mysliman, mundesisht nga familja e Sulltanit dhe se ardhja e nje Princi protestant, nuk ish pare me sy te mire. 

Po ate dite qe Koloneli Tomson kishte nenshkruar ne emer te KNK "Protokollin e Korfuzit", ne afersi te Tiranes qe regjistruar nje incident i rende. Trupat vullnetare te Refik dhe Abdi bej Toptanit qe qene nisur per te luftuar kunder grekofileve ne jug, u goditen papritur nga nje force rebele e paidentifikuar ne uren e Limuthit. Refik Toptani qe detyruar te kthehej mbrapsht dhe Ministri i Luftes, Esat Pasha, qe kishte mberritur nje dite me vone nga cifligu i tij, i pati dhene urdher Majorit Slajs, komandantit te qytetit te qellonte mbi rebelet. Slajs e kishte menduar kete si nje kurth. Ai kish refuzuar t'ia jepte topat e baterise se qytetit nje kapiteni Italian qe kish perzgjedhur Esat Pasha. Ne thyerje te urdhrit, Esat Pasha i kish paraqitur Princit doreheqjen, i bindur qe mes majorit dhe Pashait, sovrani do zgjidhte kete te fundit. 

Naten midis 18 dhe 19 Majit 1914, grupi i oficereve holandeze ne bashkepunim me njeriun me te afert te Princit, Fon Troten, kishin paraqitur tek ai faktet e tyre per tradhtine e Esatit. Duke mos e kuptuar nga kish ardhur ajo force, ata besonin se rebelet qene nxitur nga Pashai. Ata vinin nga Tirana ku ai kish ndikim dhe mbi te gjitha, nuk qene paralajmeruar kurre per forcen e tyre. Mengjesin e dates 19 Maj, pa u gdhire ende, Princi kish dhene urdher per burgosjen e Esat Pashes. 

Me 19 Maj ne mengjes, mbi 250 xhandare, vullnetare dhe afro 12 oficere holandeze, rrethuan shtepine e Pashait. Ai qendronte aty bashke me afro 50 besnike te armatosur. Esat Pasha refuzoi te dorezohej por ai u godit me top ne catine e shtepise nga bateria mbi qytet. Pas minuta pas shperthimit, gruaja e pashait doli ne dritare duke tundur nje shami te bardhe. Por Esat Pasha refuzoi t'ju dorezohej oficereve holandeze dhe vullnetareve shqiptare dhe kerkoi ndermjetesimin e italianeve. 

Afer mesdites, 50 marinsa italiane zbriten nga nje anije lufte dhe moren Esat Pashen nga shtepia drejt portit. Sipas marreveshjes se Princ Vidit me konsullin Italian, Esat Pasha, e shoqja dhe nje numer sherbyesish u derguan ne kryqezorin austriak "Scigetvar" dhe prej ketu ne Brindizi. Mberritja e pashait ne Brindizi befasoi edhe vete Kryeministrin Italian qe i shkruante Ministrit te Jashtem se ata mund ta perdornin nese do kishin nevoje per te ne te ardhmen. Ndoshta per kete arsye, ai u prit edhe nga Mbreti, sic deshmon Revista Illustration e dates 6 qershor 1914: 

"Ne fund te majit, Esat Pasha erdhi ne Rome. Korespondenti yne Robert Vancher, mundi ta shihte ne ballon mbreterore kete personazh engimatik qe kishte fituar perseri sigurine ne vetvete. Pasi bisedoi me mbretin Viktor Emanuel, Esadi i u paraqit mbretereshes Helene. Ajo i foli ne menyre te hijshme ne gjuhen shqipe: "Jam e lumtur gjeneral qe po falenderoj mbrojtesin e lavdishem te Shkodres." Pashai qe ne kujtonim se dinte vecse turqisht dhe shqip, i u pergjigj ne menyre te sjelleshme dhe ne gjuhen e saj princeshes se dikurshme me origjine malazeze : "Ne vetem beme ate cka mund te benim Madheria Juaj, per te mos qene kundershtare teper te pedenje te babait tuaj te lavdishem, Madherise se Tij dhe ushtareve te tij me vlere. " 

Nje dite pas arrestimit te Esat Pashes, nje njesi ushtarake prej 120 vetesh, e drejtuar nga Majori Slajs u nis drejt Shijakut per te sulmuar rebelet qe ishin barrikaduar ne uren e Limuthit. Pa dale ne Rrashbull njesia u gjet e rrethuar dhe oficeret holandeze te saj u kapen rob. Deshtimi i tyre e tronditi rende princin. Me gjase ai nisi ta ndjente se nuk behej fjale per fshatare per pakenaqur, por nje grup te organizuar qe kishte edhe kerkesa politike. Perfaqesuesit e KNK qe shkuan per te cliruar pengjet, degjuan ne Shijak thirrjet "Dum Baben" (Duam sulltanin). Perfaqesuesi i Austro - Hungarise ne KNK, nje njeri i njohur ne Shqiperi, Agust Kral, ju mbajti fshatareve nje fjalim qe permblidhej ne keto fjale: 

"Baben qe ju kerkoni, nuk e perzune shqiptaret, por e perzune me lufte armiqte tuaj, serbet e greket. Ai u detyrua te ike vete nga Shqiperia. Keto gjera qe beni ju jane budallalleqe, prandaj hiqni dore sepse do te vine serbet e do t'ju therin te gjitheve" 

Ne bisedime, perfaqesuesit e fuqive te medha moren vesh se kryengritesit kishin pakenaqesi per besimin fetar te Princit, se kerkohej futja e nje perfaqesuesi osman ne KNK dhe rivendosja e turqishtes si gjuhe zyrtare. 

KNK i refuzoi keto kerkesa dhe me shume mundim arriti te marre oficeret e zene rob. 

Te entuziazmuar nga deshtimi i KNK ose "7 krajlet", sic i quanin mes tyre, rebelet u nisen drejt Durresit. Edhe pse askush nuk dinte me shume per ta, ne fakt, behej fjale per elemente nostalgjike te perandorise Osmane, ose popullate e manipuluar prej tyre. Kryesisht fshatare te Shqiperise se Mesme, te zones se Tiranes, Shijakut dhe Kavajes, ata drejtoheshin nga Mustafa Ndroqi dhe Musa Qazimi. Te dy keta te fundit kerkonin ribashkimin e Shqiperise me Perandorine Osmane, ose ne rastin me te keq, nje Principate shqiptare te drejtuar nga nje Princ Myslinam. I perzgjedhuri i tyre ishte Princi Buhaerin, djali i Sulltan Abdyl Hamitit te II - te. Nuk dihet sa dijeni kishte vete Princi per kete, por ne mes te Shijakut ishte ngritur nje cader, gjithnje e mbyllur ku thuhej se po banonte Princi ne pritje per te hyre ne Durres. Shume kryengrites betoheshin se e kishin pare vete ate, por ne fakt, dukej se kishin pare Dervish bej Bicakun qe ishte maskuar si ai. 

Me kalimin e kohes kryengritja e rebeleve u be me radikale dhe filloi te zhvillohej nen parullen: "Dum Baben". Kryengritesit ulen flamurin shqiptar dhe ngriten ate turk dhe disa muaj me pas, kur Haxhi Qamili mori fuqine, atij qe i gjendej nje flamur shqiptar vritej. Ne kemi flamurin e Dovletit dhe jo ate me "sorren", thoshte Haxhi Qamili duke ju referuar shqiponjes ne flamur. 



Me 22 Maj 1914, tre dite pas largimit te Esat Pashes, kryengritesit e ardhur nga Kavaja rrethuan Princin. Rruga drejt Tiranes ishte zene ne Shijak dhe ne Veri po ashtu qene grumbulluar forca rebele. Si shenje force, ata qelluan me top Pallatin e Princit. 

Ne Durres u hap fjale se mbrojtja ishte thyer, se dy kolona me rebele kishin hyre tashme ne qytet dhe po drejtoheshin nga "Konaku" per te kapur rob princin. Perfaqesuesi i Italise i sugjeroi Princ Vidit te strehohej ne Jahtin "Misurata" qe e priste ne rade derisa situata te sqarohej. Princi, Princesha dhe gjithe oborri i tij u ngjiten me rremuje ne anije, nen syte e rebeleve qe kishin marre disa nga lartesite mbi qytet. 

3 ore me pas, Eqrem bej Libohova u ngjit ne anije duke sqaruar Princin se i gjithi kishte qene nje alarm fals, se rebelet e nisur nga Kavaja ne fakt kishin ndaluar ne Uren e Dajlanit dhe armet e zbrazura ne ajer kishin qene per te pershendetur faktin qe po ate paradite, kryengritesit kishin marre Tiranen, qytetin 40 km nga Durresi dhe kishin ngritur atje flamurin Osman. Ishte qyteti i pare i madh qe e kontrollonin krejtesisht ata. 

Po ate pasdite Princi u kthye serish ne pallat nen veshtrimin e thuajse gjithe qytetit qe kish dale ne molo per te bere sehir. Ikja e rrenoi autoritetin e tij. Qe nga ajo dite nuk qeverisi dot me realisht. 

Me 24 Maj, vendin e Esat Pashes ne qeveri e zuri, Aqif Pashe Elbasani. Princi sugjeroi qe me kryengritesit te fillonin negocimet direkte dhe me 3 qershor ne Shijak u zhvillua raundi i pare ku KNK dhe perfaqesuesit e qeverise i ulen rebelet si pale e barabarte. Kryengritesit ishin te qarte. Ata perseriten kerkesat duke shtuar edhe perdorimin e alfabetit arab ne vend te atij latin. KNK refuzoi. Vendimi i Princit ishte qe t'i behej thirrje krereve me ndikim qe te sillnin mbeshtetes te tyre ne Durres dhe te sulmonin e t'i shpartallonin rebelet. 

Ne fakt Qeveria mblodhi fare pak forca. Nga 6000 te premtuarat te vetmet qe u vune ne levizje qene 1200 trupat besnike te nje djali 19 vjecar nga Mati te quajtur Ahmet Myrtar Zogu. Emri i tij figuron per here te pare ne nje telegram te dates 13 Tetor 1912, kur i shkruan Nenprefektit te Matit, Xhemal Beut, ku e njofton qe bashke me besniket kishte mberritur ne Lezhe ne rrugen per te mbrojtur Shkodren. 

Ahmet Zogu 17 vjecar kish mberritur vertet ne Vlore si delegat i Matit, qe takuar me Ismail Qemalin dhe me pas, qe vene ne sherbim te Princ Vidit. Ai kishte lidhje farefisnore nga e ema me Esat Pashe Toptanin dhe kete te fundit e therriste "Daje", por me te pati gjithe jeten raporte shume te keqija. Marredhenia e vetme e tyre eshte nje thike qe Esat Pasha e kishte dhurate nga Sulltan Abdyl Hamiti i II dhe qe ja fali Zogut. Ky e ruajti per shume vite derisa familja u detyrua ta shiste ne ankand per te jetuar ne fund te viteve '60-te. 

Ahmet Zogu me besniket mberriti deri ne Kruje, mori qytetin, por mbeshtetesit e tij, refuzuan te luftojne me rebelet qe po ashtu ishin myslimane si ai. Malesoret katolike te Preng Pashes (Preng Bibe Dodes) u vonuan dhe me 16 Qershor ne superioritet numerik, kryengritesit sulmuan vertet Durresin. 

Majori Holandez Kron ishte ne nje pirg dheu prane Ures se Dajlanit kur pa komandantin e operacionit, kolonelin Tomson qe te binte ne toke. Ai nxitoi bashke me dy oficere shqiptare t'i jepte ndihmen e pare. Koloneli Tomson ishte plagosur rende. Ai nderroi jete rruges per ne qytet, i vendosur mbi nje vig me thupra. Vrasja e Tomsonit qe tejet tronditese per qytetin. Majori Kron mori komanden e operacionit, por ai nuk arriti dot t'i zmbrapste kryengritesit edhe pse, ata nuk hyne dot ne qytet. Per me teper ai la ne beteje thuajse 100 te vdekur, Per te trembur kryengritesit Fuqite e medha bene me 19 qershor nje demonstrim detar perpara Durresit. Anglia dergoi anijen e luftes Defence, Franca luftanijen Edgar Quinet, Gjermania luftanijen Breslau, Austro-Hungaria luftanijen Szigedvar, Italia luftanijen Bengazi. Rusia dergoi nje kanonier te quajtur Teretz. 

Por kryengritesit qe qendronin ne toke nuk u impresionuan fare prej tyre. Ata kontrollonin ato dite thuajse gjithe territorin e Princit, nga Tirana ne Vlore, nga Elbasani ne Pogradec. Vec Mustafa Ndroqit dhe Musa Qazimit, kish nisur te evidentohej edhe nje komandant ushtarak nga fshati Sharre, i quajtur Haxhi Qamili. 

Nuk ka asnje dyshim qe Haxhi Qamili eshte personazhi me komik dhe me grotesk i ketyre 100 viteve te shtetit shqiptar. Thanas Flloqi, nje patriot Shqiptar qe ishte vene ne sherbim te shtetit e pa per here te pare ne Elbasan, i terrorizuar nga imazhi tij. Ai ka dhene pershkrimin me interesant te ketij personazhi: 

"Haxhi Qamili nga trupi asht mesatar e nga mosha pergjysem burre. Asht vesh me uniforme gjenerali; me uniformen e Fadil Pashe Toptanit te cilen duket se ia kane dhane shoket si dhurate. Ne krye ka vue nje kallpak oficeresh te Turqies edhe nga mesi i tija varet shpata qe ka ka rrembye pashes nacionalist (Aqif pashes). E vetmja gje qe prish armonien e kesaj veshje ushtarake jane kofsharet e bardhe (brekushet) qi kane zane vendin e pantallonavet. 

Pas veti mban gjithnji dy keshilltare ose adjutante. Reshit Gjata prej Krrabes se Elbasanit dhe Haxhi Qiri nga Borizane e Krus..." 

Haxhi Qamili vinte nga fshati Sharre i Tiranes dhe njihej si nje person me crregullime mendore, por shume besimtar dhe i drejte. Kishte sherbyer ca kohe prane bejlereve te Tiranes te cilet i ndante ne "Te mire" ata qe donin Turqine dhe ne "spajune te kaurrit", ata qe donin pavaresine e Shqiperise. Ishte perzene prej tyre sepse gjate nje dite ne udhetim kishte ngrene sapunin me te cilin lanin duart duke e menduar djathte. E kishin gjetur me gojen gjithe shkume dhe kishte shpetuar fale faktit qe Refik bej Toptani i njihte rregullat e nderhyrjes se shpejte. Me pas kishte bere emer si njeri i drejte dhe trim. Atyre qe e ndiqnin mbrapa ju thoshte se nuk e kapte plumbi i kaurrit. Kur i thane se nuk mund te sulmonte Durresin sepse ishte Flota e fuqive te medha perballe, sqaroi se do ta sulmonte dhe do ta mbyste me varka; kur i thane qe Princi ka Austrine dhe Italine u pergjigj: Une kom Shijakun dhe Kavajen. 

Sic ndodh ne situata te ngjashme fale disa veprimeve energjike dhe te drejta ne dukje, u ngjit shpejt dhe u be tmerri i njerezve te shkolluar dhe atyre patriote. Per thuajse nje vit, ishte njeriu absolut qe dominonte Shqiperine e Mesme, derisa Esat Pasha e arrestoi me ndihmen e serbeve dhe e denoi me vdekje. Perpara se ta varnin ne litare, i tha se nese varte me doren e tij, gjithe shoket, do ta falte. Ai i vari nje nga nje, por ne fund perfundoi edhe vete ne litar me 16 Gusht 1915. 



Me 30 Gusht 1914 ne Zyren e Poste - telegrafes se Shijakut mberriti nje telegram qe mbante dy shenime njeherazi: Teper urgjente dhe teper sekret! Telegrami i drejtohej Deges se Qendres se pergjithshme ne Shijak dhe kishte kete permbajtje: 

"E ikmja e Princ Viedit nga Durresi te marten qe vjen asht e sigurte. Kini mendjen dhe mundohuni me i gjete menyren qi te hyhet ne Durres me urtesi edhe qeverrimi te mos hyje ne dore t"Europes e te komisionit te Kontrollit edhe popullin te mos e mundoni. 

Per qeveri formoni nje keshille edhe ne kryesine e saj gjer sa te vij une, emnoni imam Hysen efendine. 

Kryetari i Qendres se Pergjithshme 

Mustafa Ndroqi" 

Nuk dihet se si lideri i rebeleve ishte ne dijeni te ketij fakti. Edhe pse qe nga data 12 Gusht perfaqesuesit e Italise dhe Austro - Hungarise e kishin keshilluar Princ Vidin te "ikte per ca kohe pushime ne Gjermani"! Lufta e pare boterore kishte filluar me atentatin ndaj Dukes Franc Ferdinand ne Sarajeve dhe askush s'kishte me nge te merrej me Shqiperine. Fillimisht Italia dhe Austro - Hungaria nuk bene asgje per te levruar pjesen e mbetur te kredise prej 70 milion frangash qe i kishin premtuar Princ Vidit; me pas u ndalua furnizimi me arme dhe ne fund anijet luftarake te dy fuqive te medha qe qendronin perballe Durresit ne ndihme te Princit u larguan. Turhan Pasha beri nje turne ne Europe, por nuk mori asnje premtim per ndihme e jo me ndihme konkrete. 

Me 3 shtator 1914 Pric Vidi, Princesha Sofie dhe oborri prej 41 personash hipen ne jahtin qe priste ne rade dhe u nisen. Princi premtoi se do te kthehej serish dhe la ne konak gjithe mobiljet dhe sendet e tjera personale. Ai nuk u kthye me kurre ne Shqiperi. Por edhe nuk abdikoi. Gjate viteve te luftes u mobilizua ne ushtrine Gjermane si oficer me titullin "Konti i Krujes"; pas luftes jetoi me se shumti ne Nice duke kujtuar here-here se kurora e Shqiperise i takonte atij. Nderroi jete ne 1945 dhe u varros ne Bukuresht te Rumanise. Ne 31 vitet e mbetura te jetes se tij, ai nuk mori dot as mobiliet dhe sendet qe la ne Durres. Me t'u kthyer aty, Esat Pasha qe kishte marre edhe nje kerkese personale per t'ia nisur ne Gjermani, ja nisi vertet. Por kur Princi hapi arkat e medha qe kishin mberritur ne pronen e tij, ato qene te mbushura me tallash... 

Me 5 shtator, dy dite pas ikjes se Princit, kryengritesit hyne ne Durres! Nje gazetar Italian i ndodhur aty e pershkruan keshtu ate dite: 

"Kryengritesit hyne dje ne dreke ne Durres ne formacion ushtarak. Kryetarit te Komitetit Qendror i dorezuan celesat e pallatit ku u ngrit flamuri otoman qe u pershendet nga ta me thirrjet "Rrofte Padishahu!" Pothuajse dy mije burra me pushke ne krahe permbyten qytetin. Myftiu i Tiranes kerkoi te ngjitej lart dhe nga nje dritare ai beri ca lutje. Kur zbriti, i tregoi popullit celesat e pallatit." 


Blogger news

Blogroll

Archives

About